Kronika 9 November 2024, 13:16 Nga VNA

Vrasja makabre në Berat në 1997, Prokuroria kërkon 25 vite burgim për Byniamin Hajro

Ndaje në Whatsapp
Vrasja makabre në Berat në 1997, Prokuroria kërkon 25 vite burgim

Ekzekutoi dy persona në Berat në vitin e mbrapshtë 1997, prokuroria kërkon dënimin me 25 vite burgim për Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Cami.

I cilësuar si kreu i bandës së Vakëfit, akuzohet për veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ në dëm të dy personave, ngjarje e ndodhur në 3 qershor 1997.

“Nga hetimet rezultoi se i pandehuri, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat Arian Avdullai 18 vjeç dhe Eduart Pema 25 vjeç, i kanë futur në një garazhd dhe i kanë tortuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen. Pas torturave, autorët e veprës penale i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet”, thuhet në pretencën e porkurorisë.

Prokuroria thotë që provoi se i pandehuri Hajro ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim (dy herë), dhe  ka kryer veprën penale duke qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme