Kronika 8 November 2024, 22:10 Nga VNA

Sherr mes dy të rinjsh në Gjirokastër, plagoset me thikë 21-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Sherr mes dy të rinjsh në Gjirokastër, plagoset me thikë

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një 21-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit. Shtetasi L. H., banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, pasi dyshohet se u godit me mjet prerës nga shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier.

21-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës, më pas është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, L. Dh, ndërsa një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sherrit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme