Kronika 9 November 2024, 09:28 Nga VNA

Mbetjeve në Elbasan u vihet flaka, tymi mbulon qytetin

Ndaje në Whatsapp
Mbetjeve në Elbasan u vihet flaka, tymi mbulon qytetin

Që nga ora 05:00 e mëngjesit të kësaj fundjave, një zjarr i madh ka shpërthyer në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, duke u përhapur shpejt në një pjesë të konsiderueshme të saj.

Shtëllungat e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave kanë mbuluar lagjet periferike të qytetit të Elbasanit, duke krijuar një situatë alarmante për shëndetin e banorëve të zonës, e cila është shumë e populluar.

Zjarrvënia në fushën e grumbullimit të plehrave ka vazhduar për orë të tëra dhe ende nuk dihen shkaktarët e ngjarjes. Edhe pse zona është e mbikëqyrur me masa të forta sigurie, dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme mbeten të pranishme.

Inceneratori i cili prej kohësh nuk funksionon për ndarjen dhe djegien e mbetjeve, ka një landfill që është tejmbushur. Gjatë dy viteve të fundit, ky landfill është përfshirë disa herë në flakë, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të shumta zjarrfikëse, emergjencave dhe ushtarake për të shuar flakët.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme