Kronika 9 November 2024, 10:41 Nga VNA

Ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi, i akuzuar si porositës i vrasjes të Inez Hajrulla

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi, i akuzuar si porositës i vrasjes

Ekstradohet nga Spanja, Leonard Luzi alias Leonard Sejno. Ai akuzohet se kishte organizuar dhe porositur shtetasin Amarildo Nikolli për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, ky i fundit mori frerët e bandës se Edison Arizajt i njohur si Edison Faqedjeguri pas vrasjes së tij në Durrës.

Vrasja e Matodashaj dhe Hajrulla nuk u krye pasi Amarildo Nikolli u arrsestua teksa u ruante shënjestrat për ti ekzekutuar. Nikolli ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Ai ëhstë i fejuar me Xhovana Nikollin, të cilës bashkë me motrën në derën e apartamentit ku banonin në Elbasan iu vu tritol duke i marrë jetën për fat të keq një të riu të pafajshëm, Enea Themollari. Motrat Nikolli akuzojnë për ngjarjen vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme