Kronika 9 November 2024, 10:26 Nga VNA

Bashkëpunoi me Nelajn për t’i vënë tritolin konkurrentit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Erdion Muhos

Ndaje në Whatsapp
Bashkëpunoi me Nelajn për t’i vënë tritolin

Gjykata e Lartë vendos të mos pranojë rekursin e Erdion Muhos, i cili akuzohet se bashkë me Armandi Nelaj tentuan të shkatërronin me tritol anijen Finikas, por lënda plasi aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen biznesmenit.

Muho kërkoi heqjen e masës së arrestit me burg duke pretenduar se nuk ka asnje lidhje me ngjarjen, por gjykata supreme konkludoi se duhet të qëndronte në burg. Ngjarja për të cilën akuzohet Muho ndodhi në qershor kur Armando Nelaj i veshur si polumbar tentoi të shpërthente anijen Finiks.

Në celularin që ishte lidhur bomba mbërriti një mesazh dhe nga shpërthimi Nelaj humbi jetën. Muho akuzohet se bashkëpunoi me të të shkatërronte anijen për arsye konkurrence. Prokuroria pretendon se ka prova si pamje filmike që e implikojnë Muhon në ngjarjen e rëndë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme