Kronika 11 November 2024, 11:57 Nga VNA

Zbulohen emrat e disa prej zyrtarëve që pritet të emërohen drejtues policie në qarqe

Ndaje në Whatsapp
Zbulohen emrat e disa prej zyrtarëve që pritet të emërohen

Disa nga emrat e rinj që pritet të emërohen në krye të drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit janë zbuluar, pas përfundimit të procesit të pikëzimit.

Vilson Bala pritet të emërohet drejtor i Tiranës, pasi u rendit i pari në listë dhe mori pikët më të larta.

Fatmir Lleshaj pritet të shkojë në Durrës, ndërsa zv.drejtori i Tiranës, Luigj Vathi, në Lezhë. Elton Alushi, nga zv.drejtor, do të emërohet drejtor i Vlorës, ndërsa Altin Mena, ish-kandidati për drejtor të përgjithshëm, do të drejtojë Elbasanin.

Gentian Berberi pret emërimin në Shkodër, ndërsa Elidon Cela në Berat.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme