Kronika 10 November 2024, 19:07 Nga VNA

Gjykata në Romë vendos nesër për 7 emigrantët e mbërritur në Shëngjin dy ditë më parë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata në Romë vendos nesër për 7 emigrantët e

Nesër, më 11 nëntor, gjashtë gjyqtarë të seksionit të emigracionit të gjykatës së Romës do të mblidhen për të vendosur nëse do të konfirmojnë apo do të anulojnë urdhrat e ndalimit për shtatë emigrantët të cilët ndodhen në një qendër paraburgimi në Shqipëri, duke pritur riatdhesimin në Itali.

Disa javë më parë, gjyqtarët, duke u bazuar në ligjet e së drejtës evropiane, vendosën të anulonin ndalimin e 12 emigrantëve që u transferuan në CARA në Bari. Në përgjigje të këtyre vendimeve, qeveria miratoi një dekret që përditëson listën e vendeve të origjinës së emigrantëve, të cilat Italia i konsideron të sigurta.

Dy ditë më parë, shtatë azilkërkues të tjerë u sollën në Shqipëri, megjithëse fillimisht ishte planifikuar të dërgoheshin tetë. Njëri nga të përzgjedhurit nuk u transferua për shkak të problemeve shëndetësore të zbuluara gjatë një kontrolli mjekësor dhe për këtë arsye mbeti në Itali. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Magjistraturës ka theksuar se nuk do të ketë ndërhyrje në kompetencat e fushës, por përplasjet me qeverinë mund të shpërthejnë sërish. Ndërkohë, ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, vazhdon të mbështesë operacionin.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme