Kronika 12 November 2024, 18:25 Nga VNA

E rëndë në Librazhd, 75-vjeçarja humb jetën pasi u godit nga dashi i kopesë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Librazhd, 75-vjeçarja humb jetën pasi u

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në një fshat të Librazhdit, ku një grua e moshuar ka humbur jetën pas një incidenti të pazakontë. Ndërsa ishte duke kullotur tufën e saj të bagëtive, ajo është goditur nga dashi i kopesë, duke e rrëzuar dhe përplasur në tokë.

Goditja fatale ka qenë e rëndë për të moshuarën, rreth 75 vjeç, e cila humbi jetën në vend nga plagët. Ngjarja u zhvillua në fshatin Dragostunjë, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Librazhd. Gruaja u gjet nga një fqinje e saj, që ishte gjithashtu një e afërme.

E ndjera jetonte e vetme dhe kujdesej për një tufë të vogël bagëtish. Fëmijët e saj, që jetojnë në Tiranë dhe jashtë vendit, e kishin këshilluar të shpërngulej me ta, por ajo kishte zgjedhur të qëndronte në fshat pas humbjes së bashkëshortit të saj.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme