Kronika 15 November 2024, 22:42 Nga VNA

Detaje nga operacioni anti-drogë në Tiranë dhe Fushë Krujë, zbulohet një laborator kokaine

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga operacioni anti-drogë në Tiranë dhe Fushë

Një operacion i madh antidrogë është realizuar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Kodrës së Diellit 2 në Tiranë, me shtrirje edhe në Fushë Krujë. Sipas informacioneve të siguruara nga policia, operacioni ka goditur një grup kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine, ndërsa gjatë aksionit janë zbuluar laboratorë dhe depo të drogës.

Policia ka zbuluar gjithashtu një sasi kokaine në një banesë në Qerekë të Fushë Krujës dhe ka dyshime për ekzistencën e një laboratori droge në zonën e Kodrës së Diellit 2. Në kuadër të këtij operacioni, janë realizuar edhe kontrolle në disa vila në bregdet.

Megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, burimet raportojnë se disa persona janë ndaluar, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale ndërkombëtare. Ky operacion po udhëhiqet nga SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, të cilët janë angazhuar në zbardhjen e këtij rrjeti të trafikut të drogës.

 

20af5207-b0ae-4707-b1fe-4d4db4710b9d

4e8df0a8-0ba6-4226-97dc-e6419c10477c 3b0fb088-22c5-4347-9b03-7bba0034b104 d87663b2-8eac-4e21-82e5-d14521e113e3

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme