Kronika 15 November 2024, 19:24 Nga VNA

Vrasja e Eduart Reçit, eksperiment hetimor për të përcaktuar pozicionin nga u qëllua

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Eduart Reçit, eksperiment hetimor për të

Prokuroria urdhëron kryerjen e një eksperimenti hetimor për të përcaktuar vendin nga u qëllua biznesmeni Eduart Reci. 52-vjecari u qëllua në distance dhe dyshohet se autori mund të ketë qenë në ambjentet e një hoteli që kishte fushëpamje mbi shesh pushimin e pallatit ku Reci jetonte.

Gjatë ditës policia ka ushtruar kontroll në godinat përreth më shpresën për të gjetur gjurmë të autorëve të krimit. Eksperimenti do të kryhet mbi bazën e pamjeve filmike, mënyrën sesi ka rënë biznesmeni dhe pozicioni që e ka goditur plumbi.

Vrasja e ndodhur mbrëmjën e të mërkurës ende nuk ka autor dhe as motiv. Reci ka punuar dikur në SHISH, ndërsa vitet e fundit kishte krijuar një kompani ndërtimi.

Gjatë së premtes policia ka marrë dhe dëshminë e familjarëve të tij  të cilët kanë mohuar që ai të ketë patur përplasje apo konflikte.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme