Kronika 16 November 2024, 13:09 Nga VNA

Ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura, Gjykata e Korçës vendos të lërë në burg mësuesin 41-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura, Gjykata e

Gjykata e Korçës ka vendosur arrest me burg për Bledar Duron, mësuesin 41-vjeçar, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

Duro akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën “Sotir Gura”, të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

Vajzat, së bashku me prindërit e tyre, janë drejtuar në Komisariatin e Policisë së Korçës për të denoncuar ngacmimin seksual, duke paraqitur si prova telefonat e tyre, ku gjendeshin mesazhet e dërguara nga mësuesi. Sipas informacioneve, mesazhet e pahijshme janë dërguar nga mësuesi në kohën kur nxënëset nuk ndodheshin në shkollë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme