Kronika 16 November 2024, 16:53 Nga VNA

Plagosja në Krujë, procedohet në gjendje të lirë, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS Rahman Rraja

Ndaje në Whatsapp
Plagosja në Krujë, procedohet në gjendje të lirë,

Është shoqëruar në polici Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialit Rrahman Rraja. Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim në lidhje me dhunën ndaj Kujtim Cacës dhe familjes së tij, për shkak të konflikteve për pronën. Mësohet se Rraja është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme