Kronika 9 August 2026, 18:32 Nga VNA

Pas konfliktit në burgun e Fierit, mblidhet komisioni i disiplinës: propozohet largimi nga detyra i 6 efektivëve

Ndaje në Whatsapp
Pas konfliktit në burgun e Fierit, mblidhet komisioni i disiplinës:

Në orën 18:00 të kësaj të diele, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka thirrur komisionin e disiplinës së burgjeve.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhje pritet të shqyrtohen propozimet e burgut të Fierit, që kërkon largimin nga detyra të 6 efektivëve dhe pezullimin e 2 të tjerëve.

Po ashtu, është propozuar vendosja e një mase shtesë prej tre muajsh izolim për të burgosurit e përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ngjarja ishte e porositur apo bëhet fjalë për një konflikt banal.

Denis Vaso alias Brajoviç i është marrë dëshmia, sipas së cilës Gjini dhe Zoto e kanë thirrur dhe më pas e kanë sulmuar me mjete prerëse të improvizuara.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme