Kronika 8 August 2026, 14:41 Nga VNA

Rreperi Noizy në telashe, i vendosin tritol në biznes. Pakoja gjendet e pashpërthyer

Ndaje në Whatsapp

fdvffvd.gif

Telashet për rreperin Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noyzi nuk kanë të sosur. Pasi biznesi i babait të tij Bashkim Rajku, në lagjen 13 në Durrës u shkatërrua disa kohë më parë me tritol nga banda e famëkeqit Leart Haxhiu, sërish i njëjti ambjent është vënë në shënjestër.

Policia e Durrësit njoftoi se në zonën e Plazhit në Durrës, është gjetur një sasi e vogël lënde plasëse, e pashpërthyer pranë derës së hyrjes të një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Policia është duke hetuar për të identifikuar personat që vendosën lëndën shpërthyese. Ndërsa dyshohet se tritoli është vënë për motive konkurrence në kulmin e sezonit turistik.

Ndërsa herën e parë ngjarja u zbardh për shkak të rrëfimit të të penduarit Artan Tafani, këtë herë kamerat e sigurisë mund të ndihmojnë policinë për identifikimin e autorit.

Për sulmin me tritol ndaj biznesit disa vite më parë rreperi dhe babai i tij kanë dëshmuar në Gjykatën e Posaçme. Në të njëjtin proces ka dëshmuar Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, një tjetër rreper për llogari të të cilit u vendos tritoli me urdhër të Laert Haxhiut, për shkak se ishte në konflikt me Noyzin.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme