Kronika 7 August 2026, 20:18 Nga VNA

Aksidenti tragjik në Greqi/ Humb gruan dhe djalin, rrëfimi i shqiptarit: “I ndjeva se diçka nuk shkonte”

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti tragjik në Greqi/ Humb gruan dhe djalin, rrëfimi i

Një aksident tragjik rrugor në Greqi i ka marrë jetën një 43-vjeçareje shqiptare dhe djalit të saj 21-vjeçar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën provinciale Amfipoli–Drama, pranë Paleokomit, në Serres.

Nëna dhe djali, të cilët jetonin prej vitesh në zonë dhe punonin në të njëjtën kompani, ishin nisur së bashku për në punë. Automjeti që drejtohej nga 21-vjeçari u përplas ballë për ballë me një kamion rreth orës 07:30. Përplasja rezultoi fatale për të dy.

Bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i të riut ka treguar për mediat greke dhimbjen pas humbjes së dy familjarëve. Ai tha se kishte ndjerë se diçka nuk shkonte dhe i kishte telefonuar, por nuk kishte marrë përgjigje.

Shoferi 56-vjeçar i kamionit deklaroi se po lëvizte në korsinë e tij me rreth 75-80 km/orë, kur automjeti i nënës dhe djalit humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë e kundërt. Sipas tij, ai tentoi të shmangte përplasjen, por nuk pati kohë.

Shoferi i kamionit pësoi dëmtime të lehta dhe u dërgua në spital. Në vendngjarje ndërhynë policia, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme