Kronika 7 August 2026, 14:11 Nga VNA

Përplaset nga dy mjete 10-vjeçari në Tiranë, arrestohet drejtuesi i motorit dhe procedohet shoferi i makinës

Ndaje në Whatsapp

sdsdsdc.jpg

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë, ku një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga dy mjete njëri pas tjetrit.

Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ka ndodhur kur i mituri është goditur fillimisht nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili rezultoi se udhëtonte pa leje drejtimi. Pas përplasjes së parë, fëmija dyshohet se është goditur edhe nga një automjet që drejtohej nga një 47-vjeçar.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe kapur më pas nga shërbimet e Policisë. Ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Ndërkohë, 27-vjeçari që drejtonte motomjetin është arrestuar në flagrancë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit pa leje drejtimi.

Fëmija është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtimin mjekësor. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme