Kronika 6 August 2026, 12:40 Nga VNA

Katër vite nga atentati mafioz që tronditi Shqipërinë: Misteri i dyfishtë i Ervis dhe Brilant Martinaj ende pa përgjigje

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-06 at 12.39.19 PM.jpeg

Mesditën e 27 korrikut, katër vite më parë, do të shënohej një nga atentatet më të rënda mafioze në vend. Tek mbikalimi i Shkozetit, makinës me të cilën udhëtonte Brilant Martinaj i zihet pritë. Ai ndodhej në automjet me dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Mbi trupat e tyre derdhen breshëri kallashnikovi. Të tre humbin jetën në vend, ndërsa automjeti, pas sulmit me armë, shpërthen në flakë. Rruga nacionale që lidh Tiranën me veriun e vendit u bllokua për orë të tëra.

Atentati ishte vazhdë e një serie ngjarjesh të rënda kriminale që kishin tronditur vendin, ku në disa prej tyre shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i kumarit”. Martinaj kishte krijuar armiqësi të shumta me grupe rivale kriminale për kontrollin e lojërave të fatit dhe njerëzit e tij të besuar po vriteshin njëri pas tjetrit. Por vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinaj, ishte goditja më e rëndë që do t’i jepej.

Në atë kohë, babai i katër fëmijëve ishte në kërkim me urdhër të SPAK-ut dhe thuhej se fshihej mes Tiranës dhe Durrësit.

Familja Martinaj ende nuk e kishte marrë veten nga tragjedia e vrasjes së Brilantit dhe dy miqve të tij, kur iu drejtua policisë me kallëzim penal për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ervis Martinajt.

Familjarët kanë këmbëngulur gjithmonë se Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë. Hetimet zbuluan se në ditët e fundit ai ishte ndihmuar nga Jeton Lami, oficeri i Forcës së Posaçme Operacionale.

Pamjet filmike të publikuara e shfaqnin Lamin duke e shoqëruar Martinajn në çdo lëvizje. Pamjet e fundit të njohura janë regjistruar në hyrje të një hoteli në Durrës, ku Ervis Martinaj shfaqej krah të dashurës së tij dhe Jeton Lamit. Më pas, nuk pati më asnjë gjurmë, edhe pse familja pretendon se ka siguruar pamje që lidhen me momentin e rrëmbimit.

Zhdukja e Martinajt shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik dhe solli reagime të forta politike. Kryeministri Edi Rama i la Policisë së Shtetit 100 ditë afat për të hedhur dritë mbi fatin e të ashtuquajturit “mbret i kumarit”.

Gjatë hetimeve u shoqëruan persona të botës së krimit që ishin në konflikt me Martinajn, u morën në pyetje dhjetëra persona dhe u sekuestruan pamje nga kamerat e sigurisë.

Zhdukja e Ervis Martinajt u kthye për javë të tëra në kryefjalën e mediave. Në ditët që pasuan u arrestua Jeton Lami, oficeri që konsiderohej njeriu më i besuar i Martinajt. Hetimet zbuluan më vonë se ai nuk ishte vetëm personi i fundit që shoqëroi Ervis Martinajn, por edhe i fundit që kishte takuar Brilant Martinajn para se ai të ekzekutohej në Fushë-Krujë.

Jeton Lami u arrestua, u dënua dhe më pas u lirua, por nuk tregoi kurrë të vërtetën për dy ngjarjet: atentatin ndaj Brilant Martinajt dhe zhdukjen e Ervis Martinajt. Për shumëkënd ai mbetet “kutia e Pandorës”, personi që mund të hedhë dritë mbi të dyja ngjarjet, por që ka zgjedhur të heshtë.

Ndërkohë, prokuroria nuk ka mundur ende të zbardhë misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe as të identifikojë autorët e atentatit ku u vra Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij.

Katër vite më pas, familja Martinaj vazhdon të akuzojë politikën për zhdukjen e djalit të tyre dhe të kërkojë drejtësi.

Por a do të vijë ndonjëherë ajo? A do të mësohet ndonjë ditë fati i Ervis Martinajt?

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme