Kronika 5 August 2026, 13:31 Nga VNA

Afera e AKSHI-t/ Ermal Beqiri rezident në Francë, a mund ta bllokojë ekstradimin?

Ndaje në Whatsapp

vfddfvd.png

Ermal Beqiri ka pajtuar një studio shumë të njohur franceze që të përballet me Gjykatën e Amiensit, me qëllim bllokimin e ekstradimit drejt Shqipërisë. Biznesmeni, i cili u arrestua në Francë teksa pilotonte një avion civil mbi centralin bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime), sipas burimeve të besuara, është rezident në shtetin francez, çka mund ta shfrytëzojë si një argument për të bllokuar përballjen me drejtësinë në Shqipëri. Burimet konfirmojnë se ndërkohë në Shqipëri është një tjetër studio avokatore, që po përcjell materialet hetimore paralelisht me ato të SPAK.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse Beqiri do të bëjë kërkesë për azil politik në Francë, aty ku rezulton se ka themeluar edhe kompani prej disa vitesh, ndërsa ka blerë pasuri në miliona euro, përfshirë dhe një kështjellë, që tashmë janë sekuestruar.

Beqiri akuzohet se, bashkë me Ergys Agasin, krijuan dhe drejtuan një grup kriminal në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku fitoi miliona euro tendera me kompaninë e tij.

Ai dyshohet se për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme