
Është mbyllur afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në përfundim të procesit të aplikimit, në garë janë pesë kandidatë.
Sipas njoftimit, kandidatët që kanë paraqitur kandidaturën janë:
Adnan Xholi
Arta Marku
Fatjona Memçaj
Rovena Zoto
Ylli Pjeternikaj
Në vijim, procedurat do të zhvillohen sipas përcaktimeve ligjore për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela.
Kreshnik Ajazi, Kryeprokurori i Elbasanit dorezoi dokumentet, por u tërhoq në momentin e fundit.






















