Kronika 4 August 2026, 12:51 Nga VNA

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Ndaje në Whatsapp

dcsdcdc.jpg

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen se kanë zhvilluar veprimtari armiqësore ndaj shtetit shqiptar. Mësohet se vendimi është marrë pas propozimit të Drejtorisë së Antiterrorit, e cila i ka konsideruar ata si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në listën e personave të padëshiruar janë përfshirë imami Bekir Halimi dhe politikani e analisti Valon (Valjon) Belja. Bekir Halimi u përjashtua në vitin 2016 nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit. Ndërkohë, Valon Belja është i njohur për komentet e tij mbi zhvillimet politike në rajon dhe më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas informacioneve të siguruara nga strukturat e Antiterrorit, të dy personat përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

Më herët, më 25 qershor, Ministria e Brendshme shpalli “non grata” edhe shtetasen nga Kosova, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në territorin shqiptar për një periudhë 15-vjeçare. Sipas autoriteteve, Huduti ka lidhje të ngushta me regjimin iranian dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Përpara marrjes së këtij vendimi, ajo kishte publikuar në rrjetet sociale foto dhe video nga pjesëmarrja në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme