Kronika 3 August 2026, 10:29 Nga VNA

Të shtëna ndaj jahtit në Palasë/ Shoqërohet djali i pronarit të “Brunes”, dhëndri i Tom Doshit

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna ndaj jahtit në Palasë/ Shoqërohet djali i

Një nga personat që ndodhej në jahtin ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Palasë është Bruno Çela, 31 vjeç, i cili u shoqërua nga policia dhe u mor në pyetje në kuadër të hetimeve.

Bruno Çela është djali i pronarit të kompanisë Brunes dhe njëherazi dhëndrri i Tom Doshit.

Sipas burimeve, në bord të jahtit ndodheshin edhe Leonard Haso, 31 vjeç, Afrim Kastrati, 49 vjeç, dhe Pashk Gjini, 60 vjeç, ish i dënuar për trafik kokaine, po ashtu u morën në pyetje.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po verifikohen rrethanat e ngjarjes dhe roli i secilit prej personave që ndodheshin në mjetin lundrues në momentin e të shtënave.

Jahti tentoi t’i fshihej policisë pas ngjarjes, por u ndalua nga policia dy orë më vonë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme