Kronika 3 August 2026, 08:46 Nga VNA

Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në Bërxullë. Arrestohet i dyshuari i parë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në Bërxullë.

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Edmond alias Ali Sulës, me vendim të Gjykatës së Tiranës janë ushtruar disa kontrolle në zonën e Bërxullës, pranë vendit ku ndodhi krimi i rëndë.

Ndër të tjera është kontrolluar edhe banesa e shtetasit J. Koni, pasi viktima dhe 44-vjeçari ishin në konflikt për prona, që është edhe një nga pistat kryesore të hetimit.

Gjatë kontrollit, policia e Tiranës gjeti një armë zjarri pistoletë dhe për pasojë vuri në pranga Konin, i cili për momentin po mbahet në paraburgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Ndërsa është duke u hetuar për dyshimet për përfshirjen në ngjarje.

Për të provuar dyshimet e tyre, hetuesit janë duke verifikuar alibinë e tij, si dhe të gjitha lëvizjet e tij përgjatë ditëve të fundit, ndërsa po analizojnë tabulatet telefonike dhe të dhënat e tjera.

Edmond Sula u qëllua me plumb në kokë në derën e shtëpisë së tij. Hetuesit dyshojnë se vrasësi ishte profesionist, nga mënyra se si ka vepruar.

Policia po heton në disa pista, nga problemet me pronat, te licenca e kultivimit të kanabisit në Maqedoninë e Veriut, për të hedhur dritë mbi vrasjen.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme