Kronika 1 August 2026, 18:55 Nga VNA

Detaje të reja nga autopsia për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar: Si ndodhi ekzekutimi

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja nga autopsia për vrasjen e 25-vjeçarit

Janë zbardhur rezultatet e autopsisë për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua natën e 14 shkurtit në Montecalvoli, në komunën Santa Maria a Monte të Italisë.

Sipas raportit të mjekut ligjor Marco Di Paolo, vetëm një nga plumbat e qëlluar me një pistoletë gjysmëautomatike Beretta kalibër 6.35 rezultoi fatal. Plumbi goditi Muharremin në anën e djathtë të qafës, duke shkaktuar dëmtime shumë të rënda në shtyllën kurrizore në nivelin e vertebrave C2 dhe C3. Si pasojë u ndërprenë rrugët nervore, çka solli paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme që çuan në vdekjen e menjëhershme të të riut. Raporti mjeko-ligjor, i depozituar së fundmi, përmban rezultatet e autopsisë së kryer më 13 mars, me urdhër të prokurorit të Pizës, Fabio Pelosi, i cili drejton hetimet për këtë ngjarje.

 
I dyshuari për vrasjen

 
Për vrasjen akuzohet 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke, banues në Santa Maria a Monte, i cili ndodhet në burg që prej ditës së krimit. Ai u arrestua në Arezzo, ndërsa po largohej me familjen në bordin e një automjeti Range Rover Evoque, i njëjti mjet nga i cili dyshohet se u qëllua drejt Muharremit. Sipas hetimeve, Xyke nuk e ka mohuar se ka qëlluar në drejtim të viktimës, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit të një Fiat Doblò të bardhë, ku më pas u gjet pa shenja jete.

 
Si ndodhi krimi

 
Hetuesit besojnë se vrasja ishte kulmi i një konflikti mes dy grupeve shqiptarësh, që kishte nisur disa orë më herët dhe mund të kishte rrënjë edhe më të hershme. Përplasja e parë ndodhi brenda një lokali në zonën Capanne di Montopoli, ndërsa më pas konflikti vazhdoi në parkingun e lokalit. Pas kësaj, palët dyshohet se komunikuan edhe në telefon, derisa u takuan në një takim që rezultoi fatal në Viale della Repubblica, ku ndodhi ekzekutimi. Sipas ekspertizës, Kevin Muharremi u godit edhe nga një plumb tjetër që i preku lehtë parakrahun dhe kyçin e dorës së djathtë, por kjo plagë nuk ndikoi në vdekjen e tij. Në vendngjarje janë qëlluar të paktën gjashtë plumba, siç dëshmojnë edhe vrimat e gjetura në pjesën e përparme të automjetit Fiat Doblò. Renato Xyke nuk është i vetmi person nën hetim. Në automjet me të ndodhej edhe një 18-vjeçar shqiptar me banim në Montecalvoli, i cili aktualisht hetohet në gjendje të lirë. Ai është paraqitur vullnetarisht në Prokurori, së bashku me avokatin e tij, për të dhënë versionin e ngjarjes.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit, përpara se çështja të kalojë në seancën paraprake gjyqësore.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme