Kronika 1 August 2026, 10:07 Nga VNA

Ilir Beqaj reagon pas lirimit nga paraburgimi: Kam qëndruar padrejtësisht 25 muaj në qeli

Ndaje në Whatsapp
Ilir Beqaj reagon pas lirimit nga paraburgimi: Kam qëndruar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.

Në një deklaratë të publikuar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se ka kaluar 25 muaj në paraburgim në mënyrë të padrejtë, duke theksuar se ndaj tij nuk ka asnjë vendim dënimi nga gjykatat dhe se procedurat penale të SPAK vijojnë ende.

Sipas ish-ministrit, gjykata konstatoi se afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, duke e bërë të pavlefshëm vendimin për mbajtjen e tij në qeli. Ai shton se ky vlerësim është pranuar edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës gjatë seancës gjyqësore.

Beqaj pretendon gjithashtu se një vendim i mëparshëm i gjyqtarit të seancës paraprake kishte arsyetuar se provat dhe argumentet e paraqitura nga SPAK nuk ishin të mjaftueshme për vijimin e gjykimit. Sipas tij, 15 muajt e fundit të paraburgimit kanë qenë të pajustifikuar.

Në deklaratën e tij, ish-ministri thekson se aktualisht është subjekt i tre procedimeve penale në SPAK dhe se, pavarësisht hetimeve që zgjasin prej vitesh, nuk është dënuar në asnjë shkallë gjykimi. Ai pohon gjithashtu se hetimet nuk kanë evidentuar pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme si rezultat i ushtrimit të funksioneve publike.

Beqaj shprehet se është i lumtur që është rikthyer pranë familjes dhe se, duke nisur nga shtatori, do të marrë pjesë në proceset gjyqësore nga banesa, çka sipas tij do t’i garantojë akses më të plotë në materialet hetimore dhe ushtrimin e të drejtave procedurale.

Në fund të reagimit, ai i përgjigjet edhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se nuk do të komentojë tani deklaratat e tij, por se do t’i japë mundësinë të shprehet në gjykatë, kur të paraqitet si dëshmitar në procesin që lidhet me koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

Ilir Beqaj vijon të jetë nën hetim nga SPAK, ndërsa ndaj tij mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në pritje të vendimeve të mëtejshme të drejtësisë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme