Kronika 4 August 2026, 16:04 Nga VNA

"Non grata" nga Shqipëria, reagon Valon Bela: Rama dhe Vuçiq më futën në listën e të padëshiruarve

Ndaje në Whatsapp

sdcsdcdc.jpg

Valon Bela, një nga dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut të shpallur "non grata" nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ka reaguar për herë të parë pas vendimit, duke e cilësuar atë politik dhe duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bela falënderoi mbështetësit për mesazhet e solidaritetit dhe deklaroi se një vendim administrativ nuk mund të zhbëjë historinë, sakrificën dhe kontributin e tij.

"Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë 'non grata' historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall 'non grata', por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare", shprehet ai.

Bela thekson se shqiptarët nuk janë ndarë kurrë sipas kufijve shtetërorë kur ka qenë fjala për interesin kombëtar dhe se qeveritë janë të përkohshme, ndërsa historia mbetet.

Në reagimin e tij ai sulmon edhe kryeministrin Edi Rama, duke e krahasuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

"Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon në mesin e popullit... Dhe mu në sinkron të plotë, Rama & Vuçiq më fusin në listën e të padëshiruarve. Kjo flet shumë!", shkruan Bela.

Ministria e Brendshme shpalli "non grata" Valon Belën dhe imamin Bekir Halimi, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, pas një propozimi të njësisë Antiterror në Policinë e Shtetit. Ndaj tyre ekzistojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar, çka çoi në marrjen e vendimit për t'i shpallur persona të padëshiruar në territorin e Shqipërisë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme