Biznesmeni Rrok Gjoka ka lënë ambientet e SPAK pas rreth tre orësh qëndrimi, ku është marrë në pyetje nga hetuesit.
Gjoka është pyetur lidhur me tenderat e rrugëve të fituara nga kompania e tij, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Pas daljes nga SPAK, biznesmeni nuk ka dhënë deklarata për mediat.






















