Kronika 4 August 2026, 17:47 Nga VNA

Kriza te Aeroporti i Vlorës, qeveria nis procedurat për prishjen e kontratës koncesionare

Ndaje në Whatsapp

xcvx.jpg

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas vonesave të regjistruara në realizimin e projektit.

Procesi është iniciuar gjatë kësaj të marte, me qëllim adresimin e situatës së krijuar dhe tejkalimin e ngërçit që ka shoqëruar ecurinë e një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisi zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas parashikimeve të kontratës koncesionare, objekti duhej të përfundonte brenda afro tre vitesh, ndërsa operimet e para ishte planifikuar të nisnin gjatë vitit 2025.

Vendimi për nisjen e procedurave të zgjidhjes së kontratës vjen në kushtet kur afatet e përcaktuara nuk janë respektuar, duke sjellë shtyrje të përfundimit të projektit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme