
Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga Zvicra për vrasje të mbetur në tentativë.
Ndaj tij më herët ishte vendosur masa e arrestit në burg me afat 40-ditor dhe, pasi Zvicra shprehu vullnetin që t’i dorëzohej, akuza kërkoi ndryshimin e masës.
Prokuroria e Tiranës kërkoi që masa nga arresti me afat të bëhet “arrest në burg” pa afat, çka u pranua nga gjyqtari i gatshëm.






















