Kronika 6 August 2026, 17:56 Nga VNA

Inspektimet e radhës të Lamallarit dhe Hitës: Me kamera për sigurinë verore në Himarë e me sy të mbyllur për krismat në Palasë

Ndaje në Whatsapp

yxcxycc.PNG

Inspektimet e përditshme në bregdet dhe buzëqeshjet para kamerave po kthehen në një telenovelë të bukur verore, të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita. Ata ishin sot në Himarë për të na treguar se si kontrolli i jahteve tani bëhet direkt në det, duke u lehtësuar punën vizitorëve. Çdo gjë duket perfekte në video, aq sa po të dëgjosh retorikën e tyre, Shqipëria ngjan me një oaz absolut qetësie ku e vetmja shqetësim i policisë është t'u urojë pushime të mbarë jahteve luksoze.

Por pas kësaj skene të kuruar mirë propagande fshihet një heshtje komike, po aq sa edhe e frikshme. Vetëm pak ditë më parë, vendi më elitar i turizmit në Shqipëri, Palasa, u trondit nga krismat e armëve në një mjet lundrues.

E ndërsa policia u vu në ndjekje të të dyshuarve për orë të tëra, institucionet harruan "pa dashje" të nxirrnin qoftë edhe një njoftim të vetëm zyrtar. Po aq i pazakontë ishte edhe qëndrimi i ministrit të Brendshëm, i cili nuk e komentoi ngjarjen, madje e shmangu atë edhe gjatë intervistave televizive. Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili, ndonëse shfaqet shpesh në deklarata publike për çështje të tjera, përfshirë paralajmërimet ndaj qytetarëve që publikojnë “review” negative për biznese, nuk dha asnjë reagim për këtë ngjarje.

Po të mos ishte për mediat që e nxorrën ngjarjen në dritë, publiku ende do të besonte se në detin e Palasës plasin vetëm shishet e shampanjës.

Megjithatë, ministri i Brendshëm gjen kohë të bëjë video duke folur për sukseset e stinës, por çuditërisht nuk guxon të flasë dhe të përmend asnjë emër për ngjarjen në fjalë.

Është vërtet paradoksale të shohësh ministrin që udhëton posaçërisht drejt Himarës thjesht për të xhiruar videon e radhës me retorikën e konsumuar të prioriteteve dhe sigurisë, ndërkohë që vazhdon të mbajë gojën mbyllur për atë që ndodhi realisht aty.

Të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë nuk është thjesht paaftësi, por një rrezik për qytetarë që nesër mund të përballen me të fortët e Palasës, që dhe ministri ka frikë t’u përmend emrin. Dhe me këtë standard, vlen të thuhet se policia mund të jetë shumë e shpejtë për të montuar video për facebokun e ministrit, por në realitet ka frikë të arrestojë personat që shfaqen me armë në det.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme