Kronika 8 August 2026, 18:41 Nga VNA

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep detaje: Konflikti nisi rreth orës 14:00, ja emri autorit ende në arrati 

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep detaje:

Zv.drejtori i krimeve në Korçë Sejfulla Metko dha detaje nga vrasja e Johan Zukos. 

Ai deklaroi konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar Kristi Sterjo kishte nisur rreth orës 14:00, në një lagje pranë vendit ku ndodhi vrasja.

“Konflikti ndodhi rreth orës 14:00 në një lagje në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së viktimës”, u shpreh Metko. Sipas zyrtarit të policisë Kristi Sterjo 15 minuta pas konfliktit është larguar në drejtim të varrezave.

Ai konfirmoi se viktima është qëlluar me armë tip kallashnikov, ndërsa në dorën e viktimës është gjetur një thikë.

‘Ka pasur një konflikt mes këtyre dy personave’, tha Metko. 

Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Autori ende nuk është arrestuar nga  policia.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme