Kronika 8 August 2026, 17:05 Nga VNA

Vrasje në Korçë, ekzekutohet me armë zjarri 20-vjeçari, identifikohet autori, policia në kërkim të tij

Ndaje në Whatsapp
Vrasje në Korçë, ekzekutohet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen 14. Viktima është identifikuar si Johan Zuko.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është ndjekur nga autori, ndërsa besohet se nuk ishte banor i zonës ku ndodhi ngjarja. Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, Zuko ka hyrë në një pallat, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar për vdekje brenda ambienteve të pallatit. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij

Arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar edhe motivin e ngjarjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme