Kronika 9 August 2026, 09:23 Nga VNA

Ma ngacmoi të dashurën, e më shau nënën…”. Zbardhet dëshmia e Kristjon Sterjos, autorit të dyshuar të vrasjes së Joan Zukos

Ndaje në Whatsapp
Ma ngacmoi të dashurën, e më shau nënën…”.

Zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos, i cili vrau Joan Zukon në Korçë.

“Para disa ditësh jemi sharë. Ai më shau nënën, pastaj një ditë tjetër doli të më rrihte”, ka shpjeguar ai. Sipas shpjegimeve të autorit të dyshuar, konflikti me viktimën zgjaste prej disa ditësh. Policia shpjegoi se konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, ku të dy kanë pretenduar se kush ishte “i forti” në lagje. Ky konflikt është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve.

“Një ditë më ngacmoi të dashurën”, ka shpjeguar Sterjo.

Debatet mes të rinjve përfunduan me vrasjen e Joan Zukos, 20 vjeç.

Sterjo u arrestua pranë shtëpisë së tij disa orë pas vrasjes së Zukos. Ndërsa arma e krimit u gjet nga policia në një shkurre poshtë varrezave.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme