Kronika 9 August 2026, 18:28 Nga VNA

Ardian Çapja kërkon leje për t’i dhënë lamtumirën nënës, ende pa vendim për shoqërimin në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Ardian Çapja kërkon leje për t’i dhënë

I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, ka kërkuar leje për të lënë përkohësisht ambientet e burgut, me qëllim që t’i japë lamtumirën e fundit nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë.

Kërkesa e Çapjas është bërë për arsye familjare, ndërsa autoritetet ende nuk kanë vendosur nëse ai do të shoqërohet drejt Elbasanit, për shkak të vlerësimit të masave të sigurisë.

Ardian Çapja është dënuar si financues dhe urdhërues i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir, ngjarje e cilësuar si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Sokol Çapja.

Ai njihet si një nga emrat më të përfolur të botës kriminale në Elbasan dhe si kundërshtar i Suel Çelës. Çapja u ka mbijetuar disa atentateve ndër vite, ndërsa më i rëndi mbetet ai me snajper nga Kodra e Krastës.

Vendimi nëse do t’i lejohet pjesëmarrja në ceremoninë mortore pritet të merret pas vlerësimit të rrezikut dhe kushteve të sigurisë për shoqërimin e tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme