Kronika 20 August 2024, 19:22 Nga VNA

Pas 1 jave që ka dalë skandali i mbetjeve toksike, Ministria e Mjedisit reagon për mediat që nuk publikuan asnjë lajm. “Lan duart” duke i hedhur fajin metalurgjikut të Elbasanit

Ndaje në Whatsapp
Pas 1 jave që ka dalë skandali i mbetjeve toksike, Ministria e

Gati një javë pas skandalit me transportin e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit, publikimeve vetëm nga media ndërkombëtare dhe disa pak portaleve në Shqipëri ka reaguar më në fund Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Çuditërisht reagimi i Ministrisë së Mjedisit është publikuar në seri nga mediat kombëtare dhe lokale, pikërisht të njëjtat që për ditë me radhë nuk shkruajtën asnjë fjalë për skandalin e mbetjeve toksike nisur nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Por kjo duket e keqja më e vogël nëse ndër rreshtat e deklaratës nuk lexon asgjë më shumë se “larjen e duarve” të Ministrisë që ja le në derë  metalurgjikut të Elbasanit.

“Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës”.

Kompania ndërkomëbtare që përmend me gjysëm zëri Ministria e Mjedisit është kompani me emër dhe e licencuar nga shteti shqiptar. I cili ka për detyrë të monitorojë mbetjet e fabrikave. Sikundër Ministria e Mjedisit ka për dëtyrë të monitorojë aktivitetin e kompanive të transportit të mbetjeve toksike, licencën për të cilat e jep ajo.

Sikundër ky skandal nuk është përgjegjësi vetëm e një ministrie apo e një nëpunësi. Zinxhiri i përgjegjësive është i gjatë dhe të gjitha hallkat duhet të mbajnë përgjegjësi. Ndoshta herët a vonë Prokuroria e Durrësit do të dalë në përfundimet e duhura dhe të sakta. Dhe që mund të zbardhin ngjarjen siç duhet.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme