Kronika 19 August 2024, 22:35 Nga VNA

Velipojë/ Sherri përfundon në përdorim armësh, dy vëllezërit qëllojnë për vdekje dy persona të tjerë

Ndaje në Whatsapp

Një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Velipojës, pasi dy vëllezër Eduard dhe Gëzim Frroku kanë qëlluar me armë për vdekje ndaj dy viktimave Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Mësohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fillimisht me viktimat për motive të dobëta dhe më pas kanë qëlluar për vdekje më armë zjarri ndaj tyre.

Policia po vijon punën për kapjen e tyre, ndërsa është grupit një grup i posaçëm hetimor  i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:lg.php.gifVelipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit   E.F., dhe G. F., dyshohet  se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit  A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë  për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si  grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë,  Njësia Shkodër.

Njëkohësisht  është ngritur një grup i posaçëm hetimor  i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme