Kronika 19 August 2024, 21:02 Nga VNA

“Kundër gangove me pushtet”/ Mbyllet Protesta në Tiranë për vrasje e Egli Progës, qytetarët marshuan drejt kryeministrisë. Motra e viktimës: Policia e pa për 13 minuta dhe nuk e ndihmoi

Ndaje në Whatsapp
“Kundër gangove me pushtet”/ Mbyllet Protesta në

Qytetarë të shumtë u mbledhën ditën e sotme në sheshin “Skëndërbejë” për të protestuar për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku mbeti i vedekur Egli Proga. Qytetarët më pas marshuan drejt kryeministrisë.

Me pankarta në duar, ‘Kur krimi vret, shteti hesht’ dhe ‘Kundër gangove me pushtet’, ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e babait të dy fëmijëve, ngjarje kjo e ndodhur në Pogradec.

Pjesë e protestës ishte edhe motra e Egli Progës, e cila ka deklaruar se vëllai i saj u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Sipas saj, policia e pa të ndjerin për 13 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë.

“Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Policia e pa për 13 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe, një trafikant që e njeh mirë policia se cfare ka bërë”

Kujtojmë se vrasja 42-vjeçari Egli Porga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Ky i fundit i cili kishte lidhje të forta politike në zonë, solli mosreagim të shpejt të institucioneve të drejtësisë në zonë. Si fillim ndaj autorit u ngrit akuza “vrasje nga pakujdesia”.

Autori Denis Meçe ndodhet në arrest me burg, ndërsa tre personat e tjerë që nuk kallëzuan krimin janë me detyrim me paraqitje.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme