Kronika 20 August 2024, 11:31 Nga VNA

Policia reagoi me vonesë dhe në mënyrë gjysmake për ngjarjen tragjike që kishte si autor mësuesin amerikan në Tiranë. A ka enigma të tjera kjo ngjarje tronditëse?

Ndaje në Whatsapp
Policia reagoi me vonesë dhe në mënyrë gjysmake për

Për orë me radhë policia e Tiranës nuk njoftoi vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj amerikan, I cili më pas u vetëvar. Mathew James Wert mësues në shkollën private “Albanian College” e mbyti gruan me litar mbyti dy qentë me shkopa bejsbolli dhe në fund u vetëvar, pasi la dhe një letër të gjatë për familjen.

"Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku", është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", ishte njoftimi që shpërndau policia në orën 18:44 minuta të datës 19 gusht.

Por më pas deri në mesnatë nuk pati asnjë përditësim për detajet e ngjarjes për arsye ende te paqarta.

VNA raportoi me detaje lajmin dhe disa orë më vonë reagoi policia e Tiranës, por pa dhënë shpjegime se përse u vonua njoftimi i ngjarjes tragjike. Lidhur me këtë rast shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Pasi gjeti mësuesin amerikan të vetëvarur kur ra në dijeni policia se ai kishte vrarë gruan dhe qentë?

Perse nuk bëri një njoftim paraprak sikurse veproi për vetëvrasjen? Kush ishte i interesuar që njoftimi të shpërndahej vetëm në mesnatë? A ka lidhje kjo me faktin që Mathew James Wert ishte mësues në një shkollë dhe ngjarja normalisht ka shqetësuar prindërit dhe nxenësit?

Policia e Tiranës, Ministri i Brendshëm dhe të gjithë hallkat përgjegjëse të sistemit kanë detyrim ti përgjigjen interesit të publikut për një ngjarje të rëndë si ajo e ndodhur mbrëmë. Çdo vonesë apo tymnajë për këtë ngjarje thjesht shton dyshimet se pas vrasjes dhe vetëvrasjes ka elementë që shqetësojnë ata që kanë për detyrë të zbardhin dhe hetojnë ngjarjen.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme