Politika 25 June 2026, 10:52 Nga VNA

Parlamenti jashtë realitetit dhe "zëdhënësja" pa mandat e sheshit, Balla e Tabaku sherr për protestuesit

Ndaje në Whatsapp

 Salla e Konferencës së Kryetarëve ka qenë sërish skena e një ndeshjeje të vjetër me skenare të përsëritura. Nga njëra anë, opozita që kërkon mocion me debat për protestën, dhe nga ana tjetër, mazhoranca që fshihet pas neneve të rregullores për të shmangur përballjen.

Por, përtej ngatërresave procedurale, ajo që ra në sy ishte një lloj "metamorfoze" politike e deputetes Jorida Tabaku, e cila mori përsipër të bënte zëdhënësen zyrtare të sheshit.

Në fjalën e saj, Tabaku akuzoi mazhorancën për një jetë parlamentare komode, krejtësisht të shkëputur nga ajo që ndodh jashtë mureve të Kuvendit.

"Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit... Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë," u shpreh Tabaku, duke cituar madje edhe raportet e Parlamentit Europian për korrupsionin dhe ligjin e investimeve strategjike.


Ironia më e bukur e këtij fjalimi të zjarrtë qëndron pikërisht te "mandati" që Tabaku i ka vetëofruar vetes bashkë me PD. Ajo flet me pasion për "zërin e protestës", por harron një detaj të vogël: qytetarët në shesh, prej pothuajse një muaji, po bërtasin po aq fort kundër Edi Ramës sa edhe kundër lidershipit të vetë opozitës, përfshirë Sali Berishën.

Për protestuesit që kanë mbushur sheshin, ngjyrat politike janë zbehur; për ta, si zyra e Ramës, ashtu edhe rreshti i parë i PD-së, përfaqësojnë të njëjtën kastë që ka konsumuar besimin publik. Megjithatë, kjo nuk e pengon Tabakun që të përkthejë mllefin qytetar si një mbështetje direkte për aksionin e saj politik.

Balla kap "rregulloren": Ju nuk jeni koka e protestës
Nga ana tjetër e tryezës, Taulant Balla nuk humbi kohë të shfrytëzonte pikërisht këtë ngërç legjitimiteti të opozitës, duke e kthyer debatin te rregullat e ftohta të lojës parlamentare dhe duke goditur aty ku dhemb më shumë.

"Kërkesa nuk përmbush kriteret e nenit 98... Pse ia deformoni kërkesat protestuesve? Ju thoni pesë kërkesa, bur vetëm njëra përputhet me ato që janë bërë publike," tha Balla, duke shtuar me një dozë të pastër cinizmi politik: "Ne nuk ju njohim si përfaqësues të protestës. Ju nuk jeni koka e protestës."

Balla madje i sfidoi deputetët e PD-së që, nëse duan rrëzimin e qeverisë, të guxojnë e të shkojnë te neni 101 për mocion mosbesimi, duke propozuar edhe emrin e një Kryeministri të ri, një lëvizje që opozita e sotme, e përçarë dhe në kërkim të vetvetes, e ka pothuajse të pamundur ta bëjë.

Opozita që përpiqet të hipnotizojë opinionin publik duke u hequr si "avokatja" e një sheshi që në fakt nuk e do as në podium.
Mazhoranca që fshihet pas neneve 89 e 98 për të shmangur debatin mbi skandalet, duke shijuar faktin që kundërshtari i saj politik nuk ka as kartat e duhura e as mbështetjen e pastër të popullit.
Sheshi vazhdon të protestojë kundër të gjithëve, ndërsa brenda, palët vazhdojnë të ndajnë meritave se e kujt është protesta.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme