Sociale 17 December 2024, 12:23 Nga VNA

Parashqevi Simaku ndjek ‘Opinion’ dhe ‘Top Story’ – Përdorimi i imazhit të artistes deri në këtë pikë

Ndaje në Whatsapp

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku është bërë pjesë e një narrative mediatike që ka tërhequr vëmendjen e publikut, pas një videoje të saj që bëri jehonë në rrjetet sociale. Pas kësaj, emisionet kryesore të mediave shqiptare, “Opinion” i drejtuar nga Blendi Fevziu dhe “Top Story” i drejtuar nga Grida Duma, kanë përdorur këtë moment për të theksuar solidaritetin dhe mbështetje ndaj artistes. Megjithatë, një pyetje e natyrshme lind: A është ky një rast i shfrytëzuar për qëllime mediatike?

Në një periudhë ku Parashqevi Simaku po kalon një moment të vështirë dhe ka nevojë për mbështetje, lajmet që theksojnë se ajo po ndjek emisionet e këtyre dy drejtuesve të njohur kanë ngritur shqetësime për përdorimin e imazhit të saj. Çfarë qëllimi ka ky lloj lajmi ekskluziv që shfaq këngëtaren duke parë “Opinion” dhe “Top Story”? A është një mundësi për të rritur shikueshmërinë e emisioneve dhe për të krijuar një sens solidariteti, apo po shfrytëzohet situata për të përfituar nga emri dhe historia e Parashqevi Simakut?

Emisionet kryesore duket se, edhe në rastin e Parashqevi Simakut, janë në një “luftë” për audiencën, duke përdorur çdo mundësi për të tërhequr më shumë shikues dhe për të fituar ekspozim maksimal.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme