Sociale 16 December 2024, 17:48 Nga VNA

Investimet strategjike deri më 31 dhjetor 2026

Ndaje në Whatsapp
Investimet strategjike deri më 31 dhjetor 2026

Qeveria ka propozuar shtyrjen e afatit të ligjit për investimet strategjike deri më 31 dhjetor 2026. Aktualisht, afati skadon në fund të vitit 2024. Socialistët argumentojnë se ka ende një interes të lartë për këtë paketë ligjore, e cila ka tërhequr investime të mëdha në sektorët strategjikë, dhe zgjatja synon të shmangë një boshllëk ligjor që mund të pengojë zhvillimin ekonomik.

Deputetja socialiste Pranvera Resulaj, e cila ka depozituar nismën në parlament, ka propozuar gjithashtu që statusi "investitor strategjik" t’u jepet edhe projekteve investuese që nuk përfshihen në sektorët strategjikë të përcaktuar, nëse ato kanë një vlerë minimale prej 50 milionë eurosh dhe marrin miratimin paraprak nga ministria përkatëse.

Ky është propozimi i dytë brenda këtij viti për zgjatjen e afatit të këtij ligji, i cili u miratua fillimisht në vitin 2015. Në janar, deputeti Eduard Shalsi kishte sugjeruar një zgjatje deri në vitin 2027, por propozimi u ndryshua për në fund të vitit 2024.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme