Kronika 20 November 2024, 15:15 Nga VNA

Para se të vritej, Klaudio Prendi në kafe me 3 punonjës policie

Ndaje në Whatsapp
Para se të vritej, Klaudio Prendi në kafe me 3 punonjës policie

VNA ka siguruar videon. Momenti kur persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet Audi gri, ekzekutojnë Klaudio Prendin, djalin e ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, është regjistruar në video. Siç shihet në pamje, autorët afrohen me shpejtësi në momentin kur i riu hipën në makinën e tij luksoze. Pasi e qëllojnë brenda pak sekondash, ata largohen dhe më pas djegin automjetin e tyre në zonën e Farkës.

Nga hetimet është mësuar se, në momentin e ngjarjes, Klaudio Prendi ndodhej në një lokal kafeje me tre punonjës policie. Gjatë marrjes në pyetje, policët kanë deklaruar se e njihnin Klaudion vetëm në nivel shoqëror dhe nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm. Të tre punonjësit e policisë kanë qenë jashtë shërbimit në kohën kur ndodhi atentati mafioz.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për rolin e punonjësve të policisë që kanë qenë në shoqërinë e Prendit. Efektivët e policisë do të intervistohen nga Agjencia dhe më pas do të konkludohet lidhur me ta.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme