Kronika 20 November 2024, 10:26 Nga VNA

Dëshmia e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin: “U zumë sepse po më shikonte”

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin: “U

Është zbardhur dëshmia e Mario Prelleshajt, 14-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Në deklaratën e tij përpara hetuesve, Prelleshaj ka treguar se konflikti mes tyre ka nisur të premten për një arsye të thjeshtë, një shikim.

“U zëmë të premten sepse po më shikonte. Të hënën e kishim lënë për t’u sqaruar, por zënka nisi përsëri,” ka thënë ai.

Sipas tij, të dy djemtë kishin lajmëruar grupet e tyre të shokëve dhe gjatë përleshjes ndodhi ngjarja fatale. I pyetur nga policia nëse ishte penduar për krimin, 14-vjeçari nuk ka pranuar të përgjigjet. Ai gjithashtu ka refuzuar të tregojë vendndodhjen e thikës, duke thënë vetëm se nuk e kishte futur në shkollë, por e kishte fshehur pranë vendngjarjes.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme