Kronika 19 November 2024, 19:48 Nga VNA

Prindërit e nxënësve paralajmërojnë protestë pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Prindërit e nxënësve paralajmërojnë protestë pas

Pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit në Tiranë, prindërit e nxënësve kanë vendosur të zhvillojnë një marshim-protestë ditën e enjte në orën 11:00.

Marshimi do të nisë nga Shkolla “Fan Noli” dhe do të drejtohet drejt Ministrisë së Arsimit, me moton “Prindërit në protestë për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve”.

Qëllimi i këtij marshimi është sensibilizimi i institucioneve dhe i shoqërisë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani, i cili mbeti viktimë e një sulmi me thikë pas një konflikti, u vra shumë pranë shkollës. Ngjarja ka tronditur familjen dhe të gjithë ata që e njihnin, pasi Martin Cani nuk njihej si një djalë problematik.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme