Kronika 19 November 2024, 18:49 Nga VNA

Pasi GJKKO zyrtarizoi akuzat, Kryemadhi ‘analizon’ prokurorët e SPAK: Kishin bërë gabim llogaritë e pasurisë. Profesionalizmi i tyre jo në nivelin e duhur

Ndaje në Whatsapp
Pasi GJKKO zyrtarizoi akuzat, Kryemadhi ‘analizon’ prokurorët e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, foli për mediat pas përfundimit të seancës në GJKKO, ku u aktua masa e sigurisë detyrim paraqitje për të dhe arrest me burg për kryetarin e PL, Ilir Meta.

Kryemadhi u shpreh se llogaritja e pasurisë së tyre ishin bërë gabim nga prokurorët dhe se profesionalizmi i tyre nuk ishte në nivelin e duhur.

“Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria. Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.

Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë. Rezulton se edhe sa i përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet. Prokurorët ishin të papërgatitur. Beteja nuk është sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare” – u shpreh Kryemadhi.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme