Kronika 19 November 2024, 11:50 Nga VNA

Atentati mafioz ndaj 28 vjeçarit Prendi, pistat e hetimit dhe konfliktet e mëparshme 

Ndaje në Whatsapp
Atentati mafioz ndaj 28 vjeçarit Prendi, pistat e hetimit dhe konfliktet

Një atentat mafioz u regjistrua pas mesnate në zonën e Oxhakut në Tiranë. Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendit u qëllua brenda automjetit të tij luksoz pak minuta pasi ishte ndarë nga miqtë e tij. Ai mori plumb në kokë dhe gjoks dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Nga hetimet e para rezulton se 28-vjeçari kishte qëndruar në kafe "Artisti" me të njohur të tij dhe në momentin që është ngritur dhe ka hypur në makinë, një automjet tip Audi është afruar me shpejtësi paralel me Mercedezin e tij dhe nga brenda tij është qëlluar 7-8 herë në drejtim të Prendit. Ekzekutorët janë larguar me shpejtësi dhe kanë djegur automjetin në afërsi të liqenit të Farkës. Policia ka shoqëruar mbrëmë disa persona, të cilët kanë patur konflikte me Prendin për shkak të biznesit të llotove në të cilin ishte viktima. Por, nga marrja e dëshmive ka rezultuar se personat që ishin në konflikt me të riun kanë patur alibi të forta. Policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasje të mirëmenduar, për mënyrën sesi është organizuar, ndërsa po hetohet në disa pista për të përcaktuar motivin e krimit. Vrasja e Klaudio Prendit është e dyta në pak ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Eduart Reci, i cili u qëllua me plumb në kokë në sheshpushimin e pallatit ku banonte.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme