Opinion 11 July 2024, 15:00 Nga VNA

Opozita do të mund të frymëzojë qytetarët e të jetë alternativë vetëm kur...

Ndaje në Whatsapp
Opozita do të mund të frymëzojë qytetarët e të

Opozita do të mund të frymëzojë qytetarët e të jetë alternativë vetëm kur:

1. Të denoncojë e flasë për të gjithë koncencionet në shëndetësi, të katërta pa amnistuar dy koncencionet e dializës dhe laboratorëve.

2. Kur të denoncojë të gjithë rrugët dhe tunelet e ndërtuara dhe çmimet që shqiptarët paguajnë për to. Përfshirë dhe aksin Thumanë- Kashar që nuk e zë në gojë.

3. Kur mos të amnistojë Arben Ahmetajn për inceneratorët por ta trajtojë atë jo si “të penduar” por përgjegjës për vjedhjet që ka bërë.

4. Kur te flasë qartë dhe hapur për skandalin e mikrokredive e jo të fshehë emrin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se “ashtu është një punë”.

5. Kur të tregohet e vërtetë dhe mos ta konsiderojë “shtresë të mesme” dikë që ka ndërtuar 17 kulla.

6. Kur të heqë dorë nga populizmi banal e të ketë alternativë qeverisje dhe jo ta çojë energjinë e saj për hallet e një familjeje.

7. Kur të tregohet transparente për Malin e Tiranës dhe gjithë fijet që e lidhin me ndërtimet e kullave në Tiranë.

8. Kur të jetë koherente me qëndrimet ndaj SPAK dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ose të pranojë se po punojnë mirë , ose ti sulmojnë se po i shërbejnë Ramës.

9. Kur të kuptojë se nuk është turp të jesh i pasur, as të jetosh mirë në një vend të varfër. Ama këtë duhet ta arrish me punë dhe jo me korrupsion.

10. Kur të kërkojë falje për pabarazinë dhe diferencimet që instaloi në ekonomi dhe shoqëri kur ishte në pushtet dhe pergjegjësit e të shkuarës të mos jenë fytyra e alternativës së “reformuar” politike.

Dhe kur ti kuptojë të gjitha këto ndoshta mund të shndërrohet në frymëzim për qytetarët e të jetë alternativa që të gjithë duam. Deri atëherë është thjesht një grup njerëzish pa ide, pa motiv dhe pa alternativë fituese.

Opozita do të mund të fitojë kur mos ti ngjajë pozitës. Na mjafton origjinali dhe kopjet janë edhe më të shëmtuara. Është fatkeqësi ta çosh këtë popull të votojë “të keqen më të vogël”!

P.s. nuk bën përjashtim sa më lart asnjë grup apo grimcë opozitare që nuk plotëson 5 pikat e para?

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme