Opinion 26 June 2024, 17:07 Nga VNA

“Ku ka zë s’është pa gjë”

Ndaje në Whatsapp
“Ku ka zë s’është pa gjë”

Ku ka zë s’është pa gjë- kështu thotë populli për rastet kur zhurma i paraprin një ngjarjeje që dikush po mundohet ta bëjë të duket sikur janë vetëm zëra dhe asgjë më shumë. Ky duket të jetë dhe fati i kërkesave qe SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për inceneratorin e Tiranës. Zhurma që i parapriu ngjarjes ishte e madhe dhe ajo qé po ndodh brenda dyerve të institucioneve të drejtësisë është ende e panjohur plotësisht.

Nuk është hera e parë që vorbulla e lajmeve të pakonfirmuara mbyt faktet dhe jo pa qëllim, kjo gjë ndikon dhe tek njerëzit që janë pjesë e këtij procesi. Prokurorë dhe gjykatës jo rrallëherë janë intimiduar dhe penguar në punën e tyre nga presioni i lajmeve apo sekreteve hetimore të publikuara paraprakisht. Fakt mbetet që megjithë të pathënat zyrtare, hetimi për inceneratorin e Tiranës ka hyrë në fazën finale të tij ku pritet të ketë dhe surpriza të paralajmëruara. Sikundër po kaq e vërtetë është që rrethi i personave që do merren si të pandehur apo do të konsiderohen zyrtarisht “nën hetim” do të zgjerohet pa lënë jashtë dhe ata që janë konsideruar si të paprekshëm.

Në vorbullën e një thashethemnaje të përhapur jo rastësisht, qartas elementë të SPAK, Gjykatës së Posaçme, politikës dhe medias gatuajnë lajme që i paraprijnë ndodhive, për të zbehur apo rritur sipas interesit intesitetin e goditjes që pritet të ndodhë.

Meqë kthimi i kombëtares në atdhe pa fitore e shumëpritur e ktheu sërish vëmendjen e publikut tek e përditshmja e zymtë, një dorë e kujdesshme po përpiqet ta mbajë zhurmën tek ajo që pritet të ndodhë në SPAK. Me bindjen ndoshta se mund të intimidojë prokurorë dhe gjykatës e ti thotë publikut se “gjithçka ka qenë e orkestruar politikisht”. Ose me shpresën se zhurma e madhe do të prodhojë një peshk të vogël.

Ajo që dihet me siguri është se faza e ardhshme e ndeshjeve të Europianit ndoshta nuk do të ofrojë emocionet e ndeshjeve te kombëtares. Por mesa duket dikush tjetër do kujdeset që gjërat të ndodhin në kohën dhe vendin e duhur për të mos na lënë pa emocione. Por të qartë ama që këtë nuk do e caktojnë ata që i tremben drejtësisë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme