Opinion 14 June 2024, 15:27 Nga VNA

Argita Berisha e ardhmja e opozitës me vulë?

Ndaje në Whatsapp
Argita Berisha e ardhmja e opozitës me vulë?

Vajza e Sali Berishës është shfaqur sot për të disatën herë në protestën e opozitës në Bashkinë e Tiranës.

Prej disa muajsh, që kur ish kryeministri vuan masën e arrestit shtëpiak, vajza e tij ka qenë aktive në media dhe aktivitetet e opozitës. Në pjesën më të madhe të rasteve Argita Berisha është pozicioniar si juriste duke argumentuar pafajësinë e të atit në procesin ndaj tij. Ajo ka sulmuar me të njëjtën gjuhë si Sali Berisha Spak-un dhe kreun e tij Altin Dumani.

Së fundmi ajo ka nisur të artikulojë dhe teza politike duke mos e përjashtuar kandidimin e saj për kryetare të PD. Kandidimi duket i sigurt për të qenë pasardhëse e drejtimit të demokratëve ndërsa fitorja aspak e dyshimtë po të shohësh se si janë përzgjedhur dhe fituar kreun e PD çdokush që ka patur bekimin e kryetarit aktual.

Argita Berisha përfaqëson pa dyshim linjën e babait të saj në menyrën si bëhet politika. Formimi si juriste dhe familja duken avantazh për të trashëguar drejtimin e partisë. Shpallja non grata nga SHBA dhe problemet me drejtësinë që ka babai dhe bashkëshorti i saj nuk duken ta ndihmojnë në ambiciet politike.

Fakt mbetet që prezenca e saj në tubimet e opozitës nuk e ka ndikuar pjesmarrjen që vijon të mbetet e vogël për shumë arsye. A do të arrijë Argita Berisha të frymëzojë popullin opozitar të jetë më prezent në protestat kundër qeverisë? Vështirë të thuhet por për sa kohë na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, përgjigja e saktë nuk do të vonojë. Të paktën jo sa vullneti i të gjithë copave të opozitës për të orientuar dhe drejtuar popullin opozitar.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme