Opinion 12 May 2024, 14:54 Nga VNA

“Patriotizmi” fals i Edi Ramës që nuk jep asnjë zgjidhje për shqiptarët në Greqi

Ndaje në Whatsapp
“Patriotizmi” fals i Edi Ramës që nuk jep asnjë

Rama ja ka dalë të emocionojë me fjalimin e tij mijëra shqiptarët e mbledhur në takimin e Athinës. Duke prekur pikat e dobëta të emigracionit shqiptar në Greqi, qe nga dyndja e fillim viteve 90, keqtrajtimet, operacionet “fshesa” e deri tek ndërrimi i emrave për t’u përshtatur me racizmin grek, kryeministri ja doli të emocionojë një sallë plot me shqiptarë. Mbi kurrizin e të cilëve kanë rënduar edhe më shumë keqtrajtime se ato që mundi të kujtojë Edi Rama. Madje kreu i qeverisë shqiptare nuk ka patur as bezdinë të krahasojë operacionet e spastrimit të emigrantëve shqiptarë sipas orekseve të qeverive greke me genocidin mbi popullsinë çame. Edhe pse në fakt përveç represionit grek, nuk kanë asgjë të ngjashme pasi në rastin e Çamërisë, janë shpërngulur me dhunë nga shtëpitë dhe pronat e tyre shtetas të Greqisë me origjinë shqiptare. Me këtë rast Edi Rama ka përmendur dhe njëherë domosdoshmërinë e heqjes së ligjit të luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndonëse në fakt ky ligj thuajse inekzistent në praktikë më shumë duket si relike e marrdhënieve të vështira mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por emocionet kalojnë shpejt dhe ajo që mbetet e paqartë nga takimi i sotëm janë çështjet:

1. Çfarë do të bëhet me votën e emigrantëve për të cilën Rama ka ndërmarrë dhe turin e takimeve të shqiptarëve në Europë.

2. Çfarë propozimi konkret do ti bëhet qeverisë greke për të lehtësuar situatën e emigrantëve te ligjshëm por dhe atyre sezonalë në Greqi.

3. A do arrije shteti shqiptar të përmendë dhe të sanksionojë ndonjëherë çështjen çame si përfaqësues i ligjshëm i tyre?

Këto dhe të tjera janë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje. Sa për emocionet patriotike të takimeve me flamuj dhe parrulla kombëtare, ndoshta kombëtarja e futbollit në Europian do jetë më e aftë të prodhojë lotë dhe patriotizëm më shume se Edi Rama dhe shpura e tij në Athinë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme