Opinion 1 May 2024, 12:41 Nga VNA

Rroftë 1 maji si ditë pushimi

Ndaje në Whatsapp
Rroftë 1 maji si ditë pushimi

Ata qe reagojne per te drejtat e punetoreve jane kryesisht te rinj revolucionare qe ne pergjithesi nuk punojne! Eshte nje paradoks i vjeter sa vete Marksi ky qe na tregon dallimet midis punetoreve dhe ideologeve te punes.

Gjithcka eshte e natyrshme pasi ne pergjithesi revolucionaret duan luften jo punen. Lufta eshte joshese, romantike, ndersa puna e merzitshme, prozaike. Revolucioni kerkon gjak, ndersa puna djerse. Gjaku ndez pasionin per pushtet e lavdi, ndersa puna kerkon nenshtrim duke ushqyer nevojen per qetesi dhe lumturi familjare. Revolucionari jeton nepermjet armeve, jo nepermjet veglave te punes apo mjeteve te prodhimit.

Marksi pohonte se puna transformon madje e prodhon natyren njerezore. Vete natyra e punes percaktohet, sipas tij, nga mjetet e prodhimit, por ne mund te themi se papunesia ka gjithashtu mjetet e saj te prodhimit dhe ajo ka ndikuar gjithashtu ne natyren e punes, apo pikepamjen tone mbi te. Ne fund te fundit revolucionarizmi ashtu si cdo "profesion" tjeter ofron menyren e vet te jeteses.

Rrofte 1 maji si dite pushimi! ?

 

Nga Ergys Mertiri

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme